Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Paketa e sigurisë në shkolla/ Mehmeti: Nuk zgjidh asgjë, shkollat janë ende në kaos

Paketa e sigurisë në shkolla/ Mehmeti: Nuk zgjidh asgjë, shkollat janë ende në kaos

20:36, 01/09/2023
A+ Aa A-

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti ka komentuar paketën e sigurisë në shkollat publike, të prezantuar ditën e sotme nga ministria e arsimit.

Në një lidhje me Skype për edicionin e mbrëmjes me Armela Ferko, Mehmeti është shprehur se ky plan nuk zgjidh asgjë. Edhe pse janë shtuar tepër masat e sigurisë dhe janë forcuar ligjet Mehmeti thotë se adoleshendët shihen të kryejnë vazhdimisht veprime të jashtëligjshme.

Sipas tij 'siguria në shkollat publike është zero.'

“Ky plan nuk është se zgjidh ndonjë gjë. Së pari ka pasur një marrëveshje të ish-ministres Nikolla dhe zotit Xhafaj, në atë kohë ministër i brendshëm, që do të zgjidhen të gjitha problemet. Duket që nuk është zgjidhur asgjë dhe tani vijmë prap tek e njëjta histori. Bëjnë prap një deklaratë, bëjnë një marrëveshje por kësaj radhe kanë ndryshuar vetëm fikuar dhe po ta shikosh e po ta lexosh atë në përmbajtje ajo është e pazbatueshme për fillimin e vitit të ri shkollor. Pse është e pazbatueshme?! Sepse  ajo thotë se do të përcaktohet perimetri i sigurisë brenda 90 ditëve, i bije diku nga fillimi dhjetorit që të vihet në zbatim.

Po të shohësh disa masa atje ngjajnë pak a shumë dekarative dhe kontradiktore sepse thanë do të fuqizojnë ligjin. Ç’kuptim ka nëse t’i shet drogë të rinjve afër shkollës apo tek Blloku. Atje thuhet se dënimet më të ashpra janë po e shiti afër shkollës. I njëjti dënim është në çdo cep të territorit. Shitjet e narkotikëve janë të paligjshme dhe do dënohen sipas ligjit. Brenda territorit të shkollës konsumohet drogë.

Harruan ngjarjen e Gramshit. U vra një njeri. Policia nuk pati kontroll brenda territorit të vet, atje ku ka nevojë e jo më shkollën. Ata nuk ishin në shkollë. Si u vranë ata?! Në një qytet të vogël  që  e njohin të gjithë njëri-tjetrin  dhe askush nuk njoftoi apo nuk erdhi dot në ndihmë policia. Oficerët e sigurisë duhet të të nxjerrin një raport e të na thonë sa nga ndërhyrjet e tyre kanë mundur të neutralizojnë, paralizojnë këtë lloj veprimtarie, se për këtë punë e marrin pagën. U shtuan dhe oficer sigurie në shkollën 9-vjeçare dhe ne rezultatet i kemi zero.

Prandaj kemi në shkollë administrator shkolle, kemi drejtues shkolle që ajnë përgjegjës për shkollën, kemi mësues dëzhurn, kem i oficer sigurie dhe prap ne nuk kemi siguri. Si është e mundur?”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco