'Edhe sytë në mëngjes nuk i lajmë dot', sakrifica e banorëve të fshatit me një curril ujë

'Edhe sytë në mëngjes nuk i lajmë dot', sakrifica e banorëve të fshatit me një curril ujë

19:56, 31/08/2023
A+ Aa A-

Ky curril uji është e vetmja mundësi për banorët e fshatit Gjinoqar në bashkinë e Patosit që të mbushin ujë për të pirë.

Kjo është situata që është prej vitesh në këtë zonë. Disa nga banorët kanë hapur puse dhe vijnë te ky burim vetëm për të mbushur ujë për të pirë. Ndërsa të tjerë që nuk kanë puse detyrohen të vijnë disa herë në ditë.

“10 herë në ditë, mëngjes, drekë, darkë. S’ka burim tjetër në fshat, ky është. Me këtë lajmë rrobat, bëjmë bukë, gjellë.

E vështirë është, vijmë 10 herë në ditë. Jemi keq për ujë.

Shumë problem uji. Vuajmë aq shumë sa vetë e dimë. Edhe sytë në mëngjes nuk i lajmë dot.

Ne vetëm të na ndihmojë zoti se njerëzimi jo nuk bëhet llaf. Ujë po kërkojmë, jo bukë”, shprehen banorët.

Banorët shprehen se edhe pse janë ankuar shpeshherë në njësinë administrative, situata vijon të mbetet e pandryshueshme. Me karroca dhe me kafshë pune, këta banorë përpiqen të mbijetojnë sikur të ishin në një tjetër botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco