Mbani çadrat me vete, moti merr kthesë nga kjo e hënë! Ja sa do të shënojë termometri, priten rrebeshe shiu dhe breshër

Mbani çadrat me vete, moti merr kthesë nga kjo e hënë! Ja sa do të shënojë termometri, priten rrebeshe shiu dhe breshër

22:50, 28/08/2023
A+ Aa A-

Java që sapo nisëm pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme deri në mesjavë, ku sot parashikohen kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave gjatë orëve të pasdites.

Dita e martë do të ketë mot të vranët deri në orët e para të mëngjesit dhe më pas alternime kthjellimesh, ndërsa reshjet e shiut do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit, sipas parashikimit nga SHMU.

Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë, hera herës në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e mëngjesit e më pas reshjet do të lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore. Ditën e mërkurë dhe të enjte reshjet e shiut do të jenë prezente gjatë orëve të natës në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa gjatë ditës do të lokalizohen përgjatë relieveve malore.

Era do të jetë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa në bregdet dhe në momentin e formimit të vranësirave fiton shpejtësi deri 18m/s, me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Duke filluar nga dita e enjte, era do të fryjë me drejtim veriperëndim –juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi 12-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco