Instituti i Gjeoshkencave: Në 24 orët ardhshme priten përmbytje në këto 5 qarqe

Instituti i Gjeoshkencave: Në 24 orët ardhshme priten përmbytje në këto 5 qarqe

17:49, 28/08/2023
A+ Aa A-

Në bazë të informacionit të Institutit të Gjeoshkencës, gjatë 24 orëve që vijnë do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin. Kështu, sipas njoftimit, në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malore dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane do të shfaqen problem me përmbytje te lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Për sa më sipër, bazuar Ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile” kërkohet rritje e gatishmërisë të të gjitha strukturave për përballimin e emergjencave të shkaktuara si pasojë e reshjeve të shiut.

Image

Njoftimi i Institutit të Gjeoshkencave:

Gjatë ditës së nesërme (e martë, dt.29) pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në jug të territorit.

Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

PARASHIKIMI METEO

---------------------- 

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, dt.28) priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës. Nesër (e martë, dt.29) priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa mesatare në shumicën e qarqeve të tjera të vendit. Reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata në pothuajse të gjitha qarqet  (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 26 °C

në vendet e ulëta: 20 / 28 °C

në vendet malore: 16 / 25 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.28) dhe nesër (e martë, dt.29) era pritet të jetë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet.

ZJARRET NË PYJE            

----------------------

Sot pasdite (e hënë, dt.28) pritet niveli rrezik ” I LARTË” në qarqet Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera pritet niveli rrezik i “I MODERUAR’’. Nesër (e martë, dt.29) pritet niveli rrezik “I MODERUAR’’ në qarqet Berat, Fier, Gjirokastër, Korcë dhe Kukës. Në qarqet e tjera “S’KA RREZIK” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco