Sezoni i ri televiziv ka nisur spektakolar në DigitAlb!

Sezoni i ri televiziv ka nisur spektakolar në DigitAlb!

13:10, 28/08/2023
A+ Aa A-

Shqiptarët e kanë pritur me shumë entuziazëm rikthimin e Serie A në kanalet e SuperSport, e cila së bashku me të gjitha Ligat Oskar të futbollit e gjithçka tjetër, përbën paketën më të madhe sportive si askund tjetër në Europë.

Oferta më e kompletuar televizive, si dhe njoftimi për uljet e sezonit, që zgjasin deri më 31 Gusht, sollën fluks të jashtëzakonshëm abonentësh në të gjitha pikat e shitjes DigitAlb. Për këtë arsye dyqanet e DigitAlb vijonë të qëndrojnë në shërbim me orare të zgjatura për të gjithë që ende nuk kanë përfituar nga Oferta e Sezonit të Ri.

Tashmë në çdo ambient ku shihet futboll, të gjithë ndjekin skuadrat dhe yjet e sportit më të ndjekur në botë. Këtë sezon do të transmetohen më shumë se 2500 sfida LIVE nga Serie A, Premier League, LaLiga e çdo kompeticion tjetër sportiv. Misioni i Kuqezinjve dhe Dardanëve drejt “Euro 2024”, kolosët europianë në kualifikueset e tyre, faza në grupe e kupave të Europës, UEFA Europa League dhe UEFA Europa Conference League e shumë të tjera...

DigitAlb ju fton të shpejtoni edhe këto ditë të fundit të muajit Gusht për të përfituar nga oferta me ulje për abonimet 12 mujore në DigitAlb Tokësor, Satelitor dhe OTT, kudo në çdo pikë shitje të autorizuar, si dhe në çdo kohë online në faqen zyrtare www.digitalb.al.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco