VIDEO/ Dekani Kule: 43% e maturantëve zgjodhën Fakultetin e Ekonomisë, janë edhe 291 vende të lira

12:30, 28/08/2023
A+ Aa A-

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule vlerësoi sot interesimin e treguar nga maturantët që të studiojnë në fushën e ekonomisë, ku 43% aplikuan për të ndjekur studimet. Ai njoftoi se kanë mbetur, e pakta, edhe 291 vende të lira.

“Janë 15 700 aplikime. 8500 aplikantë, pra 43% e maturantëve të Shqipërisë kanë aplikuar të ndjekin Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, - tha Kule sot për mediat. - Sikur të regjistrohen të gjithë ata që janë shpallur fitues tek lista, mbeten 291 vende të lira, vende që janë të lira sepse janë shpallur fitues në njërën nga katër degët e Fakultetit të Ekonomisë, përveç faktit nga ata që janë shpallur fitues, mundet të regjistrohen sikurse është praktika e çdo viti, në universitete dhe fakultete të tjera.

Ajo që ripërsëris është mesazhi se maturantët të mos nxitojnë, në qoftë se ata kanë vendosur që të jenë studentë të Fakultetit të Ekonomisë dhe të jenë pas pesë vitesh, kur të mbarojnë edhe masterin, specialistë të kërkuar nga tregu shqiptar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco