VIDEO-SYRI TV/ Plazhi i Vainit në Lezhë braktiset nga pushuesit, rruga e paasfaltuar

14:35, 27/08/2023
A+ Aa A-

Plazhi i Vainit është lënë në harresë nga bashkia e Lezhës. Rruga qe të çon në plazh, është e paasfaltuar duke bërë që pushuesit të braktisin atë. Të paktë janë turistët që ndodhen në këtë bukuri natyrore. Thonë se plazhi është i qetë, por penalizohet për shkak të papastertisë dhe mungesës së rrugës së amortizuar.

Nga SYRI TV

Në Lezhë ka një plazh që ende nuk shfrytëzohet, për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore. Plazhi i Vainit në Lezhë, bie në sy për ujin e pastër dhe peizazhin e bukur që e rrethon. Por edhe pse një zonë e mbrojtur, ky plazh ende mbetet jashtë hartës turistike të Lezhës.

Numri i vizitorëve dhe pushuesve është i ulët sepse zona nuk është e njohur.

Pushuesit, kryesisht banorë të zonave përreth e zgjedhin për qetësi, por kërkojnë më shumë vëmendje dhe investime në infrastrukturë, çka sipas tyre do ti jepte zhvillim zonës.

Papastërtia është një tjetër fenomen shqetësues ku autoritetet përgjegjëse e kanë lënë jashtë vëmendjes kë plazh, duke bërë që të braktiset nga pushuesit vendas por edhe të huaj.

Vaini vijon të mbetet i panjohur dhe i pa eksploruar, ndërsa në Lezhë fluksin e pushuesve në verë e mbajnë plazhi i Shëngjinit dhe Tales.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco