SYRI TV/ Ujëvarat e Siqecës në mëshirë të fatit, banorët: Rruga e pakalueshme, pa sinjalistikë

12:35, 21/08/2023
A+ Aa A-

Të cilësuara si një prej atraksioneve më të veçanta turistike, ujëvarat e Siqecës janë lënë në mëshirë të fatit. Rruga që përshkohet për te ujëvarat është e paasfaltuar dhe pa sinjalistikë. Banorët thonë se bashkia e Patosit prej kohësh nuk ka kryer investime dhe kërkojnë të ndërhyhet urgjentisht në zonë.

Nga SYRI TV

Ujëvarat dhe kataraktet e Siqecës janë kthyer në një atraksion turistik. Ato janë pjesë e fshatit Siqecë të bashkisë Patos. Ndonëse është cilësuar si një mrekulli natyrore, ujëvarat e fshati Siqecë u përfshi në programin e qeverisë Rama si pjesë e 100 fshatrave turistikë, megjithëse prej asaj kohe bashkia Patos nuk ka kryer asnjë investim në zonë. Rruga që përshkohet për të mbërritur tek ujëvarat  është e pakalueshme dhe nuk ka sinjalistikë.

Banorët thonë se do të ishte e udhës që rruga të asfaltohej, të ketë sinjalistikë dhe të punohet nga bashkia që fshati të kishte më shumë vizitorë dhe kjo të sillte të ardhura.

Ndonëse fshati Siqecë u përzgjodh si një prej 100 fshatrave turistikë, bashkia e Patosit e ka lënë në mëshirë të fatit pa asnjë lloj investimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco