SYRI TV/ Vogëlushi 7-vjeçar me mpiksje të gjakut në tru, me lot në sy nëna e djalit bën thirrje për ndihmë

15:39, 20/08/2023
A+ Aa A-

Prej 5 vitesh, vogëlushi 7-vjeçar i familjes Tosku në Rrogozhinë vuan nga mpiksja e gjakut në tru. Pamundësia ekonomike e familjes së tij ia ka përkeqësuar gjendjen, ndërsa shpëtimi i vetëm është kurimi dhe operacioni jashtë shtetit. Me lot në sy, e ëma, Hurma Tosku, bën apel për ndihmë ndaj çdo institucioni dhe qytetari që ka mundësi

SYRI TV

Zonja Hurma Tosku nga qyteti i Rrogozhinës rrëfen sfidën 5-vjeçare me sëmundjen e djalit të saj. Vogëlushi, që aktualisht është 7 vjeç, që në moshën 2-vjeçare si pasoje e një temperature të brendshme, po përballet me mpiksjen e gjakut në tru. Kjo sëmundje i ka pamundësuar lëvizjen dhe të folurit.

Mamaja e tij tregon se me ndihmën e familjarëve deri para një viti ka mundur të blejë ilaçet për trajtimin e djalit si dhe ta ndjekë me analiza dhe konsulta mjekësore, por sot për shkak të pamundësisë ekonomike, gjendja e vogëlushit është përkeqësuar. Barra e sëmundjes së djalit i ka rënë mbi supe nënës, e cila kujdeset e vetme për çdo nevojë të tij.

Të ardhurat e familjes janë të papërfillshme krahasuar me shpenzimet dhe nevojat që kanë për të kuruar të voglin e tyre.

Teksa mjekët i kanë thënë se i vetmi shpëtim për djalin është trajtimi dhe operimi jashtë shtetit, me lot në sy nëna e tij Hurma Tosku kërkon ndihmën e shtetit dhe qytetarëve për të shpëtuar jetën e të birit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco