SYRI TV/ Sindikatat: Rritje të pagave dhe pensioneve ose hidhemi në grevë

14:49, 20/08/2023
A+ Aa A-

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka zhvilluar një takim në Lezhë, ku drejtuesit e sindikatave nga i gjithë rajoni i veriut shpalosën problematikat në zonat që mbulojnë. Kërkesa kryesore ishte vazhdimi i reformës në rritjen e pagave dhe pensioneve për të gjitha kategoritë

SYRI TV

Qeveria shqiptare duhet të vazhdojë reformën në rritjen e pagave dhe pensioneve për të gjitha kategoritë, duke iu përshtatur zhvillimeve të reja social-ekonomike.

Kërkesa është bërë nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë gjatë një takimi të zhvilluar në Lezhë me pjesëmarrjen e drejtuesve të sindikatave nga i gjithë rajoni i veriut.

Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj paralajmëroi reagim të ashpër deri në grevë, nëse nuk do të merren në konsideratë problematikat e sektorit të arsimit.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e sindikatave të rajonit të veriut ngritën një sëre problematikash në zonat që ata mbulojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco