SYRI TV/ Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit/ Kthimi i pushuesve, fluks mjetesh në Morinë

12:58, 20/08/2023
A+ Aa A-

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar këtë të diel në Rrugën e Kombit në segmentin Kukës- Morinë.

Me mijëra qytetarë të Shqipërisë dhe Kosovës janë përballur me orë të gjata pritjeje për shkak të fluksit të automjeteve që krijohet kryesisht gjatë fundjavës.

Këto radhë vijnë për shkak të rikthimit të pushuesve nga Shqipëria në Kosovë, ndërkohë që autoritetet nuk kanë marrë masa për eliminimin e pritjeve të gjata.

Kujtojmë se edhe një javë më parë qytetarët janë përballur me të njëjtën situatë, të cilën e kanë konsideruar aspak normale. Situata është rënduar për shkak të ngushtimit të rrugës nga katër në dy korsi, në urën e vjetër mbi lumin Drin.

Ura e re, e nisur katër vite më parë, nuk përfundoi as për këtë sezon turistik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco