Shembull i rrallë/ Historia e jashtëzakonshme e mjekes shqiptare në Itali

Shembull i rrallë/ Historia e jashtëzakonshme e mjekes shqiptare në Itali

10:57, 20/08/2023
A+ Aa A-

Shkencëtarja myslimane nga Shkodra Egesta Lopçi është një studiuese e avancuar e mjekësisë bërthamore.  Ajo është nderuar me disa çmime ndërkombëtare për kërkimet shkencore të luftimit të kancerit.

Dr. Lopçi që prej 20 vitesh jeton, studion e punon në Itali.  Disa nga angazhimet shkencore janë puna si mjeke në spitalin “Humanitas” në Milano, relatore për masterin e hematologjisë pediatrike në “La Sapienza” në Romë, anëtare e Komisionit Pediatrik dhe Etik në Shoqatën Evropiane të Mjekesisë.

Egesta i përket një familjeje qytetare shkodrane të besimit islam, gjë që nuk e ka penguar atë të studiojë në Itali, madje dhe të zgjedhë të mbajë veshjen dalluese të këtij besimi, siç është shamia.

Ajo ka përfunduar shkollën e mesme në gjimnazin ”28 Nëntori’ në Shkodër dhe, pasi  bëri kërkesën, fitoi të drejtën për të studiuar për “Mjekësi” në Universitetin e Bolonjës në Itali, ku ciklin e parë të studimeve e përfundon në vitin 2006 me vlerësim maksimal.

Niveli i përgatitjes së saj dhe rezultatet e larta në universitet bëjnë që ajo të ndjekë specializimin në mjekësinë bërthamore, të  cilën e përfundoi brenda pesë vitesh. Po në të njëjtin universitet, merr doktoraturën mbi patologjinë tumorale të mushkërive.

Kërkimet e saja fokusohen në përdorimin e PET-it si metodë hetimi e patologjive tumorale nëpërmjet injeksionit të shënjuesve molekularë radioaktivë, i cili vëzhgon tumorin nga jashtë për të identifikuar karakteristikat e përhapjes së tij.

Gjithashtu, ajo kooperon me grupin italian të studimit të linfomës së Hodgkin tek fëmijët dhe është referente e mjekësisë bërthamore për këtë grup.

Së bashku me disa kolegë të tjerë italianë ndoqi një studim për tumorin dhe neuroblastomën po tek fëmijët.

Është autore dhe bashkautore e disa artikujve dhe librave shkencorë, ku i fundit është  libri universitar Compendio di Diagnostica Medico Nucleare, në lidhje me diagnostikimin e sëmundjeve tumorale. Ajo ka marrë çmim nga Shoqata Evropiane e Mjekësisë Bërthamore, (EAMN).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco