Fundjavë e nxehtë, por me vranësira dhe reshje pasditeve

Fundjavë e nxehtë, por me vranësira dhe reshje pasditeve

08:15, 19/08/2023
A+ Aa A-

E shtuna dhe e diela pritet të shoqërohen me mot të paqëndrueshëm, duke kaluar nga nxehtësia e paradites në freskinë e shirave të pasditeve.

Të dyja ditët do të kenë hapësira të kthjellëta atmosferike në pjesën e parë, por sinoptikanët parashikojnë që vranësirat të jenë prezente më pa.

Reshje shiu pritet të ketë edhe në kryeqytet, përveçse në zonat malore dhe në juglindje, njofton RTSH. Kushtet e motit do të përmirësohen me më shumë kthjellime gjatë ditës së diel, me shira të izoluar vetëm në zonat malore.

Temperaturat në fundjavë pritet të arrijnë 36 deri 38 gradë Celsius në Shqipërinë Perëndimore.

Në zona të caktuara veriore dhe lindore termometri mund t'i afrohet vlerës 40 gradë Celsius.

Era do të fryjë me një shpejtësi mesatare 1–8m/s, ndërsa në bregdet edhe deri 13m/s.

Valëzimi në Detin Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2–3 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco