Parashikimi i motit për nesër, ja sa do të shënojë termometri

Parashikimi i motit për nesër, ja sa do të shënojë termometri

22:33, 17/08/2023
A+ Aa A-

Moti për ditën e nesërme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme atmosferike, ku pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje.

 Vranësirat në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Në relievet e larta malore reshjet të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do te fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa  përgjatë vijës bregdetare  e lugina fiton shpejtësi 8 – 12m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës  1-2 ballë.

Temperaturat:                                                                       

zonat malore 17 deri 34°C                                                                                                                                                         në zonat e ulëta 17 deri 36°C

në  zonat bregdetare  21 deri 35°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco