SHMU: Parashikimi i motit për ditën e premte

SHMU: Parashikimi i motit për ditën e premte

12:07, 17/08/2023
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme amtosferike.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin dhe prej orëve të mesditës alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje. Vranësirat në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët.

Në relievet e larta malore reshjet të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do te fryjë me drejtim veriperëndim - verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa përgjatë vijes bregdetare e lugina fiton shpejtësi 8 - 12m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 17 deri 34°C në zonat e ulëta 17 deri 36°C në zonat bregdetare 21 deri 35°C
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco