Turistët italianë largohen pa paguar ushqimin, punonjësit e restorantit në Berat: Ishalla bëjnë diçka të mirë me ato para...

Turistët italianë largohen pa paguar ushqimin, punonjësit e restorantit në Berat: Ishalla bëjnë diçka të mirë me ato para...

18:06, 16/08/2023
A+ Aa A-

Një grup turistësh italianë janë larguar pa paguar pasi konsumuan darkën në një prej restoranteve të Beratit.

Restoranti ka publikuar momentin kur ata largohen fshehurazi dhe ka ironizuar me anë të një shkrimi veprimin e tyre krahas videos.

“Stafi ynë ju uron festat e fundvitit këtyre “zotërinjve” italiane dhe me paratë e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!”, shkruhet në faqen e restorantit.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, kjo pasi zakonisht ndodh e kundërta, ku turistët e huaj mashtrohen nga çmimet e kripura të bizneseve vendase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco