SYRI TV/ Arrëza e Devollit, një perlë e pashfrytëzuar. Mungesa e investimeve pengon bujqësinë e blegtorinë

14:52, 15/08/2023
A+ Aa A-

Resurset natyrore që ofron janë të shumta, por mungesa e investimeve dhe shpopullimi kanë çuar drejt braktisjes fshatin Arrëz në Devoll. Në këtë zonë për shkak të mungesës së infrastrukturës nuk po njeh zhvillim as bujqësia e blegtoria, ndërsa të rinjtë shohin emigrimin sit ë vetmen mundësi për një jetesë më të mirë.

Nga SYRI TV

Arrëza e Devollit, pavarësisht resurseve natyrore që ofron, është thuajse e braktisur. Papunësia ka sjellë shpopullim masiv në këtë zonë. Veçanërisht të rinjtë kanë gjetur si alternativë emigrimin për një jetesë më të mirë.

Bujqësia dhe blegtoria janë të vetmet aktivitete ekonomike, por e kanë të vështirë të zhvillohen në këtë zonë rurale ku mungojnë rrugët drejt parcelave. Në këto kushte punimi i tokës bëhet me kafshë.

Rehabilitimi i rrugës sipas banorëve është i vetmi investim në këtë fshat, por edhe ky ka mbetur pa përfunduar. Problematikë tjetër është edhe mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Pjesa dërrmuese e popullsisë që ka mbetur në zonë është nga moshat e treta. Emigrimi drejt Greqisë me punë sezonale mbetet e vetmja mënyrë jetese për pjesën më të madhe të banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco