Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Pranimet në Akademinë e Sigurisë: Ja kriteret që duhet të plotësojnë studentët

Pranimet në Akademinë e Sigurisë: Ja kriteret që duhet të plotësojnë studentët

12:17, 14/08/2023
A+ Aa A-

Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko ka informuar sot në lidhje me procesin e regjistrimit në Akademinë e Sigurisë të studentëve ekselentë.

Kuko tha se Ministria e Brendshme po udhëheq një proces reformash në kuadër të forcimit, rigjenerimit dhe rritjes së kapaciteteve profesionale të radhëve të Policisë dhe prej disa ditësh kanë nisur aplikimet e të rinjve, që njihen si studentët ekselentë, për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë. 
 
“Policia e Shtetit ka përcaktuar kuotat e pranimit në bazë të nevojave të drejtorive vendore në qarqe.

Numri total i kuotave të pranimit, për këtë vit, është 100.
 
Këta 100 të rinj që do të pranohen në radhët e Akademisë së Sigurisë, janë pjesë e grupit që ne i kemi quajtur “të ekselencës”, pasi ata duhet të plotësojnë disa kritere dhe vijnë nga degët: 
 

– jurisprudencë, ekonomi ose IT;
– mesatarja 8 e lart në të dy ciklet e studimit, pra bachelor dhe master;
– gjuha angleze.
Së fundmi kemi nënshkruar një marrëveshje me Universitetin  e Tiranës, e cila synon që:
– të nxisë rritjen e kapaciteteve profesionale dhe standardeve etike të nëpunësve, të MB e të PSH;
– të kontribuojë në rritjen cilësore dhe sasiore të kapaciteteve mësimdhënëse dhe kërkimore të Akademisë së Sigurisë si institucion i lartë i formimitk akademik të PSH”, tha zv.ministrja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco