SYRI TV/ Historia e trishtë e familjes Sejdo në Devoll, tre familjarë të sëmurë dhe në mjerim

SYRI TV/ Historia e trishtë e familjes Sejdo në Devoll, tre familjarë të sëmurë dhe në mjerim

15:52, 09/08/2023
A+ Aa A-

Familja Sejdo në fshatin Sul të Bashkisë Devoll gjendet në mjerim, ndërsa anëtarët e saj vuajnë nga komplikacione shëndetësore. Të vetmet të ardhura që kanë janë nga shitja e bimëve medicinale, teksa i bëjnë apel institucioneve shtetërore që te kthejnë sytë nga ata dhe ti ndihmojnë.

SYRI TV

Familja Sejdo në fshatin Sul të Bashkisë Devoll ka një jetë plot me sfida e vështirësi. 

Të mjeruar, të harruar prej vitesh me  sëmundje, që i privojnë nga shumëçka, ky është realiteti i përditshëm i familjes që përbëhet nga 3 anëtarë. Albanës i duhet të kujdeset çdo ditë për bashkëshortin dhe djalin e saj të sëmurë, pavarësisht se edhe ajo vuan  nga komplikacione shëndetësore.  

Humbja e dy foshnjave ka hapur  një plagë të re në zemrën e Albanës, ndonëse përjetimet prej kohësh kanë rënduar shpirtin e saj nga gjendja e Ernestit . Ajo i përkushtohet çdo ditë të birit 23 – vjeçarë. Dikur me dëshirën për  të pikturuar, kurse sot vuan nga probleme të shëndetetit mendor.

Albana eshte diagnostikuar me asmë ndërsa bashkëshorti ka një sërë komplikacionesh shëndetësore, të cilat kërkojnë mjekime të vazhdueshme dhe të kushtueshme. Të ardhurat e vetme që grumbullon familja janë përmes mbledhjes së bimëve medicinave.

Nga kontakti që Syri Tv ka  pasur me Bashkinë Devoll,  institucioni ka bërë me dije se është përpjekur për ti ardhur në ndihmë kësaj familje, ndonëse ura e komunikimit me ta nuk ka qenë asfare e lehtë. Familja Sejdo vuan pambarimisht fatin e mbrapshtë të saj, me shpresën se një ditë realiteti do ndryshojë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco