VIDEO SYRI TV/ Apeli i familjes Duraj me dy fëmijë të sëmur, që shteti nuk u jep KEMP-in

18:04, 07/08/2023
A+ Aa A-

Familjes Duraj në Fier me dy të sëmurë mendorë, të cilët trajtohen me KEMP, nga shteti, por specialistët të Shërbimit Social ne Fier nuk pranojnë ti japin kujdestarinë e njërit prej prindërve siç parashikon ligji. Madje këtë të drejtë ata e kanë fituar edhe me një vendin të gjykatës i cili ka marrë formë të prerë, por sërish drejtues të KEMP-it në Fier nuk e marrin në konsideratë as vendimin e gjyqit!

Nga SYRI TV

Edhe pse me vendim të formës prerë të gjykatës së Fierit, familja e Ylli dhe Meleqe Durajt në Peshtan Bregas të Fierit nuk po merr atë çfarë ligji ua jep.

Ky çift nga martesa ka 5 fëmijë, por dy prej tyre Sajmiri dhe Vita të moshës 41 dhe 40 vjeç janë të sëmurë dhe shteti i trajton me KEMP ku të dy së bashku marrin 230 mijë lekë të vjetra në muaj që nuk u mjaftojnë as për ilaçe.

Djali është sëmurë pas vitit 2010, kur është kthyer nga emigracioni, Greqia ndërsa vajza u ka lindur e tillë.

Mamaja e tyre Meleqja tregon për vështirësitë që ajo ka me dy fëmijë të sëmurë, ku  çdo gjë e kalon me duart e saj që nga larja, gatimi e gjithçka qe u nevojitet atyre.

Ajo thotë se edhe pse ligji ua jep te drejtën, madje këtë të drejtë e kanë edhe me vendim gjykate të formës së prerë, por Shërbimi Social nuk ua jap këtë të drejtë. Përballë një situate të tillë, ata kanë kërkuar ndihmën e medias, pasi vetë janë të pafuqishëm për ta zgjidhur.

Familja Duraj kërkojnë ndërhyrjen e institucionit qendror për të ndërhyrë dhe për ta zgjidhur problematikën e pagesës për dy fëmijët e tyre të sëmurë, e drejtë e cila është e sigluar edhe me vendim gjykate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco