SYRI TV/ U gjend në Babunjë të Lushnjes, ekspozohet në Amerikë statuja 2500–vjeçare

14:46, 07/08/2023
A+ Aa A-

Statuja 2500 vjeçare e zbuluar në Babunjë të Lushnjes, që do të ekspozohet në muzeumin “Getty Villa” në Los Angeles ka sjell reagimin e historianit Auron Tare. Përmes një shkrimi kritik në rrjetin social Facebook, Tare i kërkon deputetit socialist Erion Braçe të kërkojë ndjesë publike për mungesën e laboratorit të restaurimit të objekteve të rralla, si dhe për moskokëçarjen ndaj Trashëgimisë Kulturore.

SYRI TV

Një statujë 2500 vjeçare prej bronzi e zbuluar në vitin 2018 në Babunjë të Lushnjes, do të qëndrojë e ekspozuar në Muzeumin “Getty Villa” në Los Angeles deri më 29 Janar. E megjithë vlerat e këtij thesari arkeologjik që ndryshon rrjedhën e historisë, që prej vitit 2021 procesi është ndërprerë si pasojë e mungesës së fondeve. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti Erion Braçe i kërkon qeverisë të ardhura për gërmimin e kodrës , ndërkohë që nuk ka munguar as reagimi i historianit Auron Tare, i cili i kujton deputetit socialist  se Shqipëria nuk ka ende një laborator restaurimi e se specialistët detyrohet të ushtrojnë veprimtarinë e tyre jashtë, në pamundësi për të qëndruar në vend.

‘I dashur Erion,  i dashur, Deputet i zones ku eshte zbuluar kjo statujeze.  Perpara se te mburremi te gjithe se bashku me Kaloresin e Arnises, duhet te dish dicka. Shqiperia jone  pra juaja dhe e imja nuk ka asnje  nje, dmth 0 laborator per restaurimin e ketij artifakti por edhe mijera te tjerave qe jane zbuluar ketyre dekadave.  Ne 10 vite ku ne te dy jemi pjese e mazhorances qe i premtoi Shqiperise shume te mira,  nuk kemi mundur te bejme asgje qe kjo statuete e mrekullueshme te kishte mundesin te restaurohej ne vendin ku u zbulua. Specialistet e mrekullueshem te restaurimit kane ikur jashte vendit, apo rrine rrugeve te pa pune pasi nuk kane mundesi te kontribuojne per kete "zanat" shume te rendesishem ne fushen e Trashegimise. 

Në shkrimin kritik drejtuar Braçes, historiani para së gjithash i kërkon deputetit socialist të kërkojë ndjese ngase stasuja s’mund të qëndrojë në Shqipëri, pasi muzetë nuk përmbushin kushtet optimale të ruajtjes së objekteve të rralla. Tare i kujton deputetit socialist veprimin e paprecedentë, për dhënien me koncesion të Butrintit dhe  pret reflektim të thellë për trashëgiminë kulturore.

Postimi Juaj i sotem duhet te ishte nje ndjese e madhe per pamundesine qe ne kemi per ta mbajtur ketu Kaloresin e Arnises antike dhe te na vije turp qe ai rrezaton driten nga Kalifornia e larget dhe jo nga kryeqyteti i Shqiperise.  Mos harro i dashur Erion  doren e ngritur qe Butrinti kryevepra jone e Trashegimise Kulturore tu jepej ne administrim atyre qe sot na quajne komb barinjsh  qe nuk kemi pasur asnje lidhje as me Butrintin dhe as me Arnisen per te cilen ti sot kerkon fonde dhe po shkruan me kaq admirim dhe mburje. Prandaj ne se me te vertete ke ndopak ndjesi per kete Statujeze apo per Arnisen antike nise me nje ndjese te thelle publike per  moskokecarjen ndaj Trashegimese Kulturore  dhe per voten Tuaj kunder Butrintit ne parlament’, shkruan Tare.

Historiani është një nga zërat e fortë për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe siteve të rrezikuara për shkatërrim. Ka ardhur koha të merren masa për ruajtjen e saj nga institucionet shtetërore, para se të mos kemi asnjë mënyrë prezantimi ndër breza e sigurisht te vizitorët e huaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco