Sezoni veror, fluks në Kapshticë dhe Qafë-Thanë, ja sa persona kanë hyrë gjatë 24 orëve në vendin tonë

Sezoni veror, fluks në Kapshticë dhe Qafë-Thanë, ja sa persona kanë hyrë gjatë 24 orëve në vendin tonë

12:04, 07/08/2023
A+ Aa A-

Sezoni veror ka rritur ndjeshëm hyrje-daljet në pikat e kalimit kufitar të juglindjes së vendit. Sipas policisë kufitare gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5140 shtetas dhe kanë dalë 4270 të tillë. Ndërkohë në Qafë Thanë ka pasur një rënie të lehtë ku gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 2890 dhe kanë dalë 2057 shtetas.

Për të përballuar fluksin sidomos në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, autoritet shqiptare kanë punuar me sportele maksimale ndërkohe që sipas tyre sportelet alternohen gjatë ditës në varësi të fluksit të krijuar.

Sa i përket ditëve në vijim parashikohet që do të ketë akoma lëvizje sa i përket turistëve që vijnë në Shqipëri por edhe anasjelltas./BallkanWeb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco