Minutat e fundit të aplikimeve në universitet, për habi kryeson kjo degë!

Minutat e fundit të aplikimeve në universitet, për habi kryeson kjo degë!

09:16, 03/08/2023
A+ Aa A-

Teksa ju ka mbetur edhe pak minuta kohë për të bërë renditjen e degëve të preferuara të studimit, pjesa më e madhe e maturantëve e kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Të dhënat paraprake tregojnë për një rritje të interesat për degët e bujqësisë, që vitet e fundit kanë pasur probleme, për shkak se nuk arrihej të plotësohej numri i nevojshëm i studentëve për të zhvilluar lëndët në auditore.

“Te dhënat jo zyrtare e konfirmojnë që maturantët ketë vit i janë drejtuar me shume programeve te Universitetit Bujqësor dhe shpresojmë që këto të jenë të vërteta. Besojë se iniciativa e qeverisë për mbështetjen financiare në vlerën e pagës minimale për çdo maturantë që regjistrohet në degët prioritare besojë se ka ndikuar pozitivisht”– tha Fatbardh Sallaku, rektor Universiteti Bujqësor.

Në këtë fazë të raundit të parë, maturantët kanë të drejtë të përzgjedhin 10 programe studimi, por vetëm në momentin e regjistrimit, do të shihet realisht tendenca e këtij viti dhe nëse nisma e qeverisë ka arritur të bëjë efekt.

Ajo ç’ka duket se nuk ka ndryshuar, është preferenca e të rinjve për degët e shëndetësisë, pasi edhe këtë vit, pavarësisht vendimit më të fundit për punësim të detyruar 5 vite për të diplomuarit, sërish mbetet më e pëlqyera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco