'Përulem përpara dashurisë suaj'/ Eni Jani flet pas operacionit të Genc Fugës

'Përulem përpara dashurisë suaj'/ Eni Jani flet pas operacionit të Genc Fugës

17:57, 02/08/2023
A+ Aa A-

Eni Jani, bashkëshortja e aktorit Genc Fuga ka reaguar pas operacionit të këtij të fundit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Eni ka treguar se këto ditë nuk kanë qenë të lehta për të dhe bashkëshortin e saj por falë thirrjes për ndihmë nga ana e saj që iu përgjigjën shumë artistë e jo vetëm, aktori ia doli.

Eni shkruan se e kishte të nevojshme të sensibilizonte dhe të gjente forcën në ato momente të vështira, ku menjëherë ia janë përgjigjur dhe kanë dhuruar para që nevojiteshin për të kthyer operacionin.

Postimi i plotë:

.. Te dashur miq, te njohur dhe te panjohur, sidomos ju te panjohur qe madheshtine e Gencit e sollet aq ngrohte tek une me respektin e simpatine per te. Ju drejtohem duke ju thene se nuk kam ditur asnjehere te jem e mire me fjalen por fjalet e zemres nuk i kam kursyer asnjehere sepse jane gjithmone te verteta e kur jane te verteta jane te ndjera. E verteta ime eshte dashuri dhe respekt per gjthesecilin nga ju qe ishit prane nesh. Perulem perpara dashurise suaj ashtu sic perulem ne skene perpara duartrokitjeve tuaja.

Ju dua!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco