Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit çel fondin arkivor të Degës së Sigurimit të Naftës….

Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit çel fondin arkivor të Degës së Sigurimit të Naftës….

15:41, 02/08/2023
A+ Aa A-

AIDSSH  çel për studiuesin dhe publikun e interesuar dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit nga ‘Fondi me nr.132, Dega e Sigurimit të Naftës’, tashmë të deklasifikuara.Ky fond përbëhet nga 255 dokumente arkivore, të cilat i përkasin periudhës së viteve 1978 – 1983, vite ku sektori i naftës, sipas një grafiku të AKBN, (Agjencia Kombëtar e Burimeve Natyrore), pas një bilanci pozitiv kish filluar rënie në prodhim ndërsa kërkimi për puse vijonte ashtu si dhe presioni politik ndërpëmjet srukturës së Sigurimit të Shtetit në këtë sektor jetik.

Dokumentet që po ju ofrojmë janë ndërtuar mbi ngjarjet që kanë ardhur menjeherë pas arrestimeve,dënimeve me burg dhe pushkatim të disa tëinxhinerëve të nderuar me udhëra pune dhe dekorata të larta trimërie nga pushteti komunist.

Industria e naftës ishte një ndër sektorët më të rëndësishëm dhe më fitmprurës të ekonomisë, në të cilën regjimi  komunist, pas shtetëzimit të kompanive italiane në vitin 1945, vendosi të niste kërkimet dhe shfrytëzimin e saj me ndihmën e specialistëve të ardhur nga Bashkimi Sovjetik.

Në vitin 1949 umorvendimin për ngritjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Kombinatit të Naftës, në Kuçovë, ndërsa në vitin 1965 u ngrit Instituti i Naftës menjëherë pas prishjes së mardhënieve me Bashkimin Sovjetik.

Përpjekjet e inxhinerëve dhe specialistëve të shqiptarë në vite bën që prodhimi i naftës e gazit të arrinte pikun në vitin 1974, me 2,248,227 ton. (Sipas AKBN)

“Nafta çan bllokadën” propagandonte regjimi ndërsa për çdo avarinë këtë sektor bënte gati goditjen e radhës duke ndëshkuar inxhinerët që më parë kishin zbuluar tonelata naftë dhe ishin nderi i këtij sektori.

Arrestimet e pjesës më të madhe të inxhinierëve të naftës u kryen më 25 mars 1975 dhe pas disa muajsh hetuesi, mes trysnisë dhe torturave, u dënuan ne vitin 1976 inxhinierëtFilip Nashi, BeqirAlia, KoçoPlaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Jani Konomi dhe Nuredin Skrapari.

Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, për agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike. Sipas dokumentave dhe dëshmive të të mbijetuarve të kohës, procesi u nxit nga disa letra anonim, u pasuamembledhjet e Byrosë Politike dhe punësmanipuluese nga ana e Sigurimit të Shtetit.

Inxhinerët Koço Plaku dhe Milto Gjikopullin u dënuan me vdekje dhe upushkatuan, ndërsa trupi i Koço Plakutështëende i zhdukur.

Çfarëdo të gjej lexuesi në dokumentet e Fondit nr.132 :

Analizë vjetore e punës në sektorin e sigurimit të naftës; Korrespondenca me Degën e Punëve të Brendshme Fier dhe Drejtorinë e I-rë mbi personat që janë marrë me përpunim; Analizë mbi punën e kryer në drejtim të agjenturës; Raport për llogaridhënie në organizatën bazë të parties; Plan masash agjenturore operative;Raport llogaridhënie; Konkluzionet e dala nga verifikimi i detyrave të lëna; Informacion dërguar Komitetit të Partisë mbi llogaridhënien e kuadrove të Degës së Sigurimit të naftës; Relacion mbi përgatitjen profesionale dhe gadishmërinë luftarake të kuadrit; Informacion dërguar Drejtorisë së I-rë mbi gjendjen e vendburimit të gazit; Informacion mbi disa shkelje të rënda; Informacion mbi avaritë e ndodhura në punën e kërkimit për naftë dhe gaz në rrethe të ndryshme; Procesverbale mbi asgjesimin e librave të llogarisë të punëtorëve operative; Akt kontrolli në sektorin e evidencës agjenturialo operative në Degen e Përpunimit të naftës mbi punën dhe gjendjen e këtij sektori; Informacion mbi gjendjen e dokumenteve në dosjet e përpunimit agjenturial; Fleteinventarët e dosjeve të bashkëpunëtorëve; Procesverbal të sektorit të armatimit të Degës së Sigurimit të Naftës mbi studimin dhe vlerësimin e dosjeve formulare të personave në përpunim paraprak dhe aktiv si dhe të bashkëpunëtorëve; Raport mbi shkaqet e dinamikës së dobët në realizimin e përpunimeve agjenturiale për sabotim e dëmtim në Degën e Sigurimit të Naftës; Informacion dërguar Drejtorisë së I-rë, mbi disa persona që kanë shfaqur tendenca për arratisje jashtë vendi; Informacion dërguar Drejtorisë së I-rë mbi disa probleme që lidhen me realizimin e planit të naftës nga vendburimet e tyre;Pasqyra mbi ngjarjet e ndodhura, masat disiplinore, stimujt moral të efektivit oficer e policë të Degë  së Sigurimit të  Naftës.etj

Të interesuarit mund të njihen me dokumentat e këtij Fondi, në përputhje me ligjin 45/205 I ndryhsuar, duke aplikuar në linkun:

https://autoritetidosjeve.gov.al/formular-aplikimi-per-kerkues-per-qellime-kerkimore-shkencore-institucion-media-studiues

Referencat e përdorura në shkrim:

http://ëëë.akbn.gov.al/ëp-content/uploads/2013/11/P%C3%ABrshkrim-i-p%C3%ABrgjithsh%C3%ABm-i-historikut-t%C3%AB-naft%C3%ABs-n%C3%AB-Shqip%C3%ABri.pdf

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco