Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Të diplomuarit me zanat duan të ikin nga Shqipëria, 23.1 % shohin emigrimin si të ardhmen më të mirë

Të diplomuarit me zanat duan të ikin nga Shqipëria, 23.1 % shohin emigrimin si të ardhmen më të mirë

20:24, 28/07/2023
A+ Aa A-

Trendi i ikjes së të rinjve dhe forcës së kualifikuar të punës nga Shqipëria në drejtim të tregjeve europiane nuk po njeh ndalje. Referuar një anketimi të bërë nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive tek të diplomuarit në arsimin profesional, të cilët janë pajisur me një diplomë të vlefshme edhe për jashtë kufijve,  të pyetur rreth pritshmërive të tyre për 2 vitet e ardhshme,  23.1% shprehen se dëshirojnë të emigrojnë jashtë vendit.

Ndërsa në 24.8% të rasteve, të diplomuarit dëshironin të kishin filluar një biznes të tyrin. Lidhur me perfomancën e shkollave profesionale dhe nëse do të bënin sërish të njëjtën zgjedhje,  75.4% e të diplomuarve, do të zgjidhnin sërish të njëjtën shkollë nëse do të kishin mundësi, dhe ky perceptim nuk shfaq dallime të theksuara bazuar në gjini.

Aftësitë teorike dhe praktike të stafit mësimdhënës dhe metodat e mësimdhënies, vlerësohen shumë ose jashtëzakonisht shumë nga 93.4% dhe 90.5% e të gjithë të diplomuarve të anketuar përkatësisht, ndërsa praktikat në shkollë dhe në biznese, nga mbi 87% e të anketuarve. Gjinia femëmore është më shumë të prirur të vlerësojë aspekte më akademike, si kurrikulat, tekstet mësimore, infrastruktura, dhe aspekte të mësimdhënies.

Ndërkohë, meshkujt, më shumë se femrat, vlerësojnë aspekte më praktike dhe që janë të lidhura me punësimin si praktika në biznes, këshillimi i karrierës, dhe bashkëpunimi i shkollës me bizneset apo Zyrat e Punës./Scan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco