VIDEO-SYRI TV/ ‘Edukimi’ miraton ligjin, mjekët e rinj: Po na trajtoni si eksperiment

16:53, 18/07/2023
A+ Aa A-

Pas 4 orëve debat në Komisionin e Edukimit ku ishin thirrur në dëgjesë studentët e mjekësisë maxhoranca miratoi me votat e saj projektligjin që u mban 5 vite peng diplomat mjekëve të rinj. Studentët kundërshtuan ligjin që sipas tyre ju shkel të drejtat, i trajton si kavie eksperimentale, dhe u jep një shtysë me tepër për tu larguar nga Shqipëria. Edhe opozita kundërshtoi ashpër ligjin duke thënë se ai u shërben oligarkëve, ndërsa studentët paralajmëruan protestë të enjten kur të kalojë për miratim në Kuvend.

Nga SYRI TV

Pavarësisht debateve dhe kundërshtive të studentëve dhe opozitës, Komisioni i Edukimit miratoi me votat e mazhorancës projektligjin që u mban peng 5 vite diplomat studentëve të mjekësisë

Ndërkohë seanca ku ishin thirrur në dëgjesë studentët e mjekësisë si grupe interes nxiti debate të forta. Studentët deklaruan se ligji iu shkel të drejta dhe lirit, ndërsa akuzuan qeverinë se po bën eksperimente me jetën e mjekëve. Ata i bën thirrje deputetëve të votojnë kundër ligjit, që sipas tyre shkatërron edhe më tej sistemin shëndetësor të vendit.

Projektligjin e kundërshtuan edhe deputetja e PD-së Ina Zhupa dhe kryetarja e Komisionit,  Flutura Açka e cila theksoi se kjo paketë u shërben vetëm oligarkëve.

Me kritika të forta mbi projektligjin që u mban peng diplomën studentëve u shpreh dhe deputeti i PS-së, Eduart Ndreca, por megjithatë ai deklaroi votën pro, me argumentin se nuk mund të dalë kundër vullnetit të maxhorancës

Studentët deklaruan se do të kundërshtojnë deri në fund projektligjin që sipas tyre do të sjell një brez të humbur mjekësh, ndërsa paralajmëruan protestë të enjten e 20 korrikut kur ai do të kalojë për miratim në Kuvend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco