SYRI TV/ Mbyllen banjot publike në Gjirokastër, turistët: Nuk është normale

15:17, 18/07/2023
A+ Aa A-

Banjot publike në Gjirokastër nuk funksionojnë. Me mbarimin e festivalit, banjove u është vendosur dryni dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi te turistët. Ata shprehen se janë të detyruar të futen në lokal për të marrë një kafe dhe për të shkuar në banjo, teksa bizneset bëjnë apel që ato të vendosen në funksion pasi në këtë kohë rritet numri i turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë.

SYRI TV

Kjo është Maria nga Brecia e Italisë  e cila e gjeti derën e banjos të mbyllur dhe theksoi se kjo nuk është normale. Së bashku me bashkëshortin ata thonë se edhe në Itali ndodh por vetëm për pak minuta sa të dezifktohen por më pas janë në shërbim të qytetarëve. Madje Maria thotë se janë të detyrur të shkojnë në lokal të porosisin kafe për të shkuar në banjo.

‘Shkova, por ishte e mbyllur. Edhe në Itali ndodh të jenë të mbyllura por sa dezinfektohen dhe hapen. Ne jemi të detyruar të shkojmë në një lokal të marrim një kafe dhe të shkojmë në banjo.

Të gjithë kanë të drejtë të shkojnë në banjo të bukur të varfër të pasur është anormale të jenë të mbyllura’, u shpreh turistja.  

Për bizneset në zonën muzeale të Gjirokastrës të cilët presin më shumë turistë këtë sezon shprehen se ato u hapën vetëm gjatë festivalit dhe tani janë mbyllur. Kjo sipas tyre nuk është normale pasi në këtë kohë vijnë turistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco