VIDEO-SYRI TV/ 20 familje të dëmtuara nga tërmeti kërkojnë banesat: Kemi mbetur rrugëve

20:31, 17/07/2023
A+ Aa A-

20 familje të pallatit nr. 21, në lagjen nr.7 të Durrësit, prej 4 vitesh janë në pritje për të marrë banesat pasi iu dëmtuan nga tërmeti i 2019. Ata janë mbledhur në shenjë revolte duke i bërë thirrje shtetit t’u japë sa më shpejt banesat që u takojnë. Prej katër muajsh ata nuk marrin as bonusin, por ndërkohë edhe pse  shorteu për ndarjen e apartamenteve është zhvilluar 5 javë më parë në bashki, ata ende nuk kanë marrë në dorëzim çelësat.

Nga SYRI TV

Prej 4 vitesh pritjeje, 20 familjeve të pallatit nr.21, në lagjen nr.7, të Durrësit, u ka sosur durimi dhe kërkojnë të marrin sa më shpejt banesat që u takojnë. Ata janë ngritur në shenjë revolte duke pohuar se kanë mbetur në qiell në hapur e duke i bërë thirrje shtetit t’i fusë sa më shpejt në shtëpi.

Prej katër muajsh ata nuk marrin as bonusin. Nga ana tjetër, pavarësisht se shorteu për ndarjen e apartamenteve është zhvilluar 5 javë më parë në bashki, banorët ende nuk kanë marrë në dorëzim çelësat.

Ata ngrenë pretendimin, se megjithëse punimet në pallatin e rindërtuar në po të njëjtin vend kanë përfunduar prej muajsh, firma nuk e dorëzon godinën, sepse ende nuk është likujduar.

Burime zyrtare nga bashkia Durrës bëjnë të ditur se godina 6 katëshe është ende në procedura për t’u marrë në dorëzim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në Durrës janë 2479 familje që trajtohen ende me bonus qiraje, pasi kanë mbetur të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco