VIDEO-SYRI TV/ Kulmi i sezonit turistik, ujësjellësi i Lezhës dështon në zonën e Kunës

19:56, 17/07/2023
A+ Aa A-

Teksa sezoni turistik është në kulmin e tij, zona turistike e Kunës në Shëngjin po përballet me mungesë të ujit. Banorët e zonës por edhe bizneset përreth furnizohen me autobote uji, ndërsa kjo situatë është kthyer në shqetësim edhe për turistët. Kërkesa e banorëve është që autoritetet të marrin masa.

Nga SYRI TV

Ky është momenti kur autobotët me ujë bëjnë furnizimin e banorëve në zonën e Plazhit të Kunës në Shëngjin.

Dhe këtë sezon turistik duket se Ujësjellësi i Lezhës ka dështuar sërish në zonën e Kunës. Që prej ditës së diel kjo zonë po vuan mungesën e ujit ashtu si në çdo sezon turistik. Prej ditësh tashmë bizneset po furnizohen me bote uji dhe po punojnë me cisterna. Turistët që kanë zgjedhur të pushojnë në këtë vijë bregdetare shprehin shqetësimin për mungesën e furnizimit me ujë, ndërsa kërkojnë nga autoritetet marrjen e masave.

Sinkron Turistë

Prej vitesh kjo problematikë është kthyer në kryefjalë gjatë sezonit veror, ndërsa  banorëve në zonën e Kunës u duhet që ta blejnë ujin. Ndërkohë ata mbeten në pritje që Bashkia e Lezhës të hartojë një projekt që do të mundësojë furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco