SYRI TV/ Fëmijët me aftësi ndryshe në Berat punime artistike, i shesin për turistët në Kala

14:55, 16/07/2023
A+ Aa A-

Fëmijët me aftësi ndryshe në Berat, kanë krijuar punime artistike, të cilat i shesin për turistët e huaj. Këto punime i bëjnë të ndihen të barabartë me të tjerët, ndërsa të ardhurat i shpenzojnë për aktivitete në qendrën ku marrin shërbime psiko-shëndetësore.

SYRI TV

Aftësitë ndryshe nuk i kanë kufizuar të shprehin talentin dhe të ndihen të barabartë në shoqëri. Këto punime janë krijuar nga fëmijë me aftësi ndryshe, të cilët me ndihmën e kujdestarëve, kanë arritur të krijojnë kartolina, të cilat i kanë nxjerrë në shitje.

Të gjithë së bashku ata kanë krijuar kartolina të veçanta për turistët e huaj dhe vizitorët vendas të Kalasë së qytetit, ku ata pozicionohen për ti shitur ato.

Shumë tē kënaqur nga kartolinat që kanë bërë Gili dhe Eni Prifti përpiqen të tregojnë në kamera se i shesin këto kartolina për të siguruar lekë dhe për të bërë pushime.

Psikologia e qendrës "Lira", Enisa Qalliu pohon se ky është viti i tetë që ata vijnë në Kalanë e qytetit të Beratit për të promovuar punën që bëjnë këta fëmijë me aftësi të kufizuar në qendrën "Lira".

Të ardhurat që fëmijët mbledhin nga shitja e kartolinave në Kala, ata i shpenzojnë për aktivitete jashtë ambjenteve të qendrën "Lira", në periudhën e verës shkojnë në plazh dhe në peridhën e dimrit vizitojnë qytete të ndryshme.

Gaz. A.Hajdari. Red. J.Hoxhaj. Mont. G.Zani

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco