Emergjencat e verës në Durrës, në çdo qendër shëndetësore deri në 70 raste në ditë

Emergjencat e verës në Durrës, në çdo qendër shëndetësore deri në 70 raste në ditë

15:23, 15/07/2023
A+ Aa A-

Vala e të nxehtit të pazakontë që ka goditur vendin po shton problemet shëndetësore te qytetarët që për t’i shpëtuar vapës i janë drejtuar plazheve. 

Në qendrën shëndetësore verore të plazhit të madh në Durrës paraqiten rreth 60-70 pushues në ditë me shqetësime, të cilat prekin pothuajse të gjitha grupmoshat.

Kjo fundjavë paraqitet edhe më e ngarkuar në qendrën shëndetësore për shkak të fluksit të madh të pushuesve në plazh. Goditje nga dielli, probleme kardiake, dehidratim, ndërsa më të vegjlit po përballen edhe me alergjitë e shkaktuara nga prania e kandilave të detit në ujë.

Mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar  dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve në këto ditë të nxehta vere.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco