Del në treg shalqiri i Kallmit në Fierit, bujqit në ankth nga 'rrafshimi' i çmimit

Del në treg shalqiri i Kallmit në Fierit, bujqit në ankth nga 'rrafshimi' i çmimit

10:38, 15/07/2023
A+ Aa A-

Në Kallm të Fierit, si çdo vit tjetër ka nisur nxjerrja në treg e shalqirit si një nga kulturat që prodhohet më së shumti në këtë zonë. E pavaresisht se rreth 70% e tokës bujqësore është e kultivuar me shalqi, fermerët ende nuk kanë të siguruar një pikë grumbullimi në zonë, njofton SYRI TV.

Sipas fermerëve, çmimi i shalqirit aktualisht në treg është 30 lekë, ndërkohë që e tregtojnë vetëm në tregun e brendshëm. Ky çmim është i kënaqshëm për kultivuesit e shalqirit, por në mungesë të një çmimi tavan ata i tremben faktit se pas disa ditësh çmimi do të ulet ndjeshëm siç ka ndodhur gjatë viteve të mëparshme.

Fermerët pohojnë se për shkak të mungesës së tregut, politikave mbështetëse bujqësore, sipërfaqja e mbjellë me këtë kulturë nga viti në vit është reduktuar ndjeshëm, ndërkohë që prodhimi i kësaj zone njihet si një ndër më cilësorët në tregun vendas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco