SYRI TV/ Plazhet publike në Vlorë pa vrojtues, pushuesit: Të merren masa

14:24, 14/07/2023
A+ Aa A-

Në plazhet publikë të Vlorës mungojnë vrojtuesit, teksa bashkia është kujdesur vetëm për vendosjen e tabelës që nuk njofton mungesën e vrojtuesve. Ndërkohë sa i përket hapësirave që posedojnë plazhet private, rolin e vrojtuesit e bëjnë punonjësit e shezlongjeve, të cilët janë të patrajnuar.

Nga SYRI TV

Tragjedia në plazhin e Vilë Bashtovës ku humbën jetën në det babai me dy djemtë adoleshentë do të duhej të shërbente si kambanë alarmi për sigurinë në bregdet, por panorama paraqitet krejt tjetër.

Në hapësirat publikë të plazhit të Vlorës nuk ka vrojtues të plazhit, teksa bashkia Vlorës, është kujdesur vetëm për vendosjen e tabelës që nuk njofton mungesën e vrojtuesve.

Ndërkohë, sa i përket hapësirave që posedojnë plazhet private, rolin e vrojtuesit e bëjnë punonjësit e shezlongjeve, të cilat janë të patrajnuar.

Pushuesit ndihen të frikësuar, pasi në raste të papritura askush nuk i vjen në ndihmë.

Gjithashtu një problem ndër vite ne plazhet e qytetit te Vlorës në zonën e Akademisë së Marinës dhe ne plazhin e vjetër vijon të jetë derdhja e ujërave të zeza dhe të bardha në det.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco