Triumf në 'City Scape Award', Green Coast vlerësohet me çmimin prestigjoz 'Paysage'

Triumf në 'City Scape Award', Green Coast vlerësohet me çmimin prestigjoz 'Paysage'

11:09, 12/07/2023
A+ Aa A-

Një tjetër çmim prestigjoz i akordohet së fundmi Green Coastnë fushën e arkitekturës.

Në edicionin e këtij viti të“City Scape Award”, Green Coast ka rrëmbyer çmimin “Paysage” në kategorinë “Paessagio in luce”, me përfaqësues arkitektin e mirënjohur Antonio Iraci.

Eventi ndërkombëtar është mbajtur në Trienalen e Milanos ku morën pjesë qindra kompani të famshme nga e gjithë bota duke prezantuar projektet e tyre.

Ky çmim është fituar mes 122 nominimeve në kategori të ndryshme, ku pjesëmarrësit duhet të plotësonin disa kritere të rëndësishme në fushën e arkitekturës dhe peizazhit.

“Paessaggio in Luce” është një kategori që vlerëson arkitekturën si një rëndësi e veçantë për të sjellë një tjetër dimension të dizajnit të objektit parë nën dritat gjatë natës.

Ky është një çmim shumëi rëndësishëm qëi shtohet Green Coast dhe kjo falë arkitekturës së veçantë të pejsazhit, kuruar deri në detaje duke i dhënë një prioritet shumë të madh.

“City Scape” është një prej evenimenteve ndërkombëtare më të rëndësishme në fushën e arkitekturës i promovuar nga Këshilli Kombëtar i Arkitektëve si dhe organizuar nga Akademia “Paysage”.

“Paysage”ështënjë shoqëri e themeluar në Milano që prej vitit 2004 që synon të promovojë dhe të zhvillojëarkitekturën e peizazhit duke organizuar konkurse të tilla çdo vit.

Në këtë konkurs kanë marrë pjesë kompani nga vende të ndryshme të botës, nga Evropa e deri në Lindjen e Mesme duke garuar në disa kategori, ku në njërën prej tyre Green Coast ka arritur një tjetër triumf.

Ky është vlerësimi i dytë që Green Coast, merr brenda një kohe shumë të shkurtër.Vetëm pak muaj më parë resorti u certifikua me “Flamurin Blu”, i pari në Shqipëri.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco