SYRI TV/ Pushuesit braktisin fshatin e Teto Ollgës, shkak punimet në rikonstruksionin e rrugës

15:34, 11/07/2023
A+ Aa A-

Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, dy nga vendet që nuk u mungonin pushuesit si në dimër por edhe ne verë, janë braktisur në këto javë të korrikut. Sipas bizneseve dhe tregtarëve shkak janë bërë punimet në rikonstruksionin e rrugës, e cila sipas tyre duhet te kishte përfunduar në maj dhe jo në këtë ditë vere. Banoret shprehen se pushuesit kanë anuluar ardhjen pasi kanë mësuar për vijimin e punimeve te rrugës.  

SYRI TV

Zonat më frekuentuar në Pogradec, siç është Tueshmishti dhe Driloni, këtë verë janë braktisur nga turistët dhe pushuesit. Rikontruksioni i rrugës në pikun e sezonit turistik sipas banorëve ka larguar vizitorët, duke boshatisur në këtë mënyrë edhe xhepat e tregtarëve të zonës apo edhe bizneseve te kësaj zonë. Besim Penko tregon se ka pasur raste kur pushuesit kanë anuluar ardhjen për shkak të punimeve.

Ndërsa bizneset e tjera nuk kanë punë, në restorante fluksi ka rënë me 50% ndërsa shitjet artizanale janë përtokë. Edhe drejtuesit mjeteve që sjellin vizitorë fundjavave ankohen për mungesën e plazhit.

Nuk kishte ndodhur të paktën në 10 vitet e fundit që Tushemishti të jetë i boshatisur, në rrugë nuk ka vizitorë aq sa edhe tek busti i Teto Ollgës nuk gjen të tillë. Duket se ky sezon për këtë fshat dhe banorët do të jetë vazhdimësia e humbjes siç ndodhi në pandemi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco