Bota po përballet me nxehtësi ekstreme: Si të mbroheni gjatë këtyre ditëve

Bota po përballet me nxehtësi ekstreme: Si të mbroheni gjatë këtyre ditëve

17:03, 09/07/2023
A+ Aa A-

OKB paralajmëroi se El Niño është këtu dhe bota duhet të përgatitet për nxehtësi ekstreme.

El Niño është një model klimatik natyror në Oqeanin Paqësor që sjell temperatura më të ngrohta se mesatarja e sipërfaqes së detit dhe ka një ndikim të madh në mot në të gjithë globin, duke prekur miliarda njerëz.

Me temperaturat që rriten, të jesh freskët po duket gjithnjë e më e vështirë, por jo e pamundur. Kini parasysh gjithë këshillat e mëposhtme për ta përballuar sa më mirë këtë periudhë:

- Banjat e ftohta

Nëse adhuroni banjat e nxehta, ndoshta ka ardhur koha ta anashkaloni për pak kohë atë kënaqësi për ta zëvëndësuar me një dush të ftohtë, i cili jo vetëm mban temperaturën e trupit të freskët, por gjatë verës ju ndihmon edhe të flini më mirë natën.

- Ushqimi

Hani vakte të vogla, të lehta dhe hani më shpesh. Vaktet e rënda shtojnë më shumë nxehtësi pasi trupi punon më shumë për t’i tretur.

- Veshjet

Zgjidhja më e mirë janë rrobat me ngjyra të lehta, me materiale të freskëta si pambuk, lino apo mëndafsh.

- Krem dielli

Mos harroni të aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit dhe ta riaplikoni çdo 2-3 orë, veçanërsisht nëse jeni të ekspozuar në diell.

- Qëndroni të hidratuar

Dehidratimi mund t'ju japë luhatje humori dhe lodhje, prandaj mos humbisni asnjë mundësi që keni për të pirë ujë (ose për t'u hidratuar përmes ushqimeve që përmbajnë ujë).

- Laguni

Në rastet ku thjesht s'po duroni dot më: Zhyteni këmishën, kapelen ose një peshqir në ujë të ftohtë dhe përdoreni për t'u freskuar.

Cilat mosha duhet të bëjnë më shumë kujdes? Fëmijët nën 5 vjeç dhe të rriturit mbi 65 vjeç. Më të rrezikuar janë ata me sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlçisë, diabetit, hipertensionit etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco