Nuk do të ketë bashkim të Universitetit të Korçës, konfirmon Kushi

Nuk do të ketë bashkim të Universitetit të Korçës, konfirmon Kushi

12:33, 08/07/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi konfirmoi se Universiteti i Korçës do të vazhdojë të rritet më tepër, por nuk do të bashkohet me Universitetin e Tiranës.

Në takimin me rektorin dhe pedagogët e Korçës lidhur me situatën te “Fan Noli”, ajo tha se bëhet fjalë për një propozim dhe jo vendim.

“Universiteti i Korçës do të vazhdojë por do të rritet më tepër. Potencialet janë aty, ka studentë dhe staf i mrekullueshëm, si edhe kapacitete. Korça ka traditë në arsim, pra do të ketë zhvillim më tej. Ka pasur propozime të ndryshme, jo vendime, e rëndësishme është që t’i diskutojmë ashtu si bëmë sot. Vendosëm që rruga është ndërkombëtarizimi dhe profilizimi i universitetit,” – deklaroi Kushi.

Rektori Dhimitër Bello sqaroi se kanë qenë përballë alternativave dhe nëse ka të tjera më të mira, ata do të jenë dakord. Sipas tij, duhen ndërmarrë reforma dhe e ardhmja do të jetë më e mirë.

I pranishëm në takim ishte dhe ministri Peleshi i cili u shpreh se nuk është alternativë, por i nevojshëm çdo lloj vendimi që nuk cenon identitetin e universitetit.

Bashkia e Korçës në qasjen me sfidat e kohës, që janë në të gjitha vendet, mendoj dhe jam optimist se gjithmonë ka një zgjidhje kreative. Nevoja për të qenë kompetitiv edhe përballe metropolit, të cilët na sfidojnë vazhdimisht, kjo na bën të punojmë për një histori suksesi. Ishte e panevojshme të bashkohet universiteti i Korçës me Tiranën, është propozim pozitiv por nuk është zgjidhje. Disa gjëra që lidhen me identitetin nuk cenohen. Korça s’mund të bëjë pakt me universitetin, s’bëhet fjalë për mbijetesë por do të bëhet një nga institucionet më të mira në Shqipëri,” – u shpreh Peleshi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco