Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, priten reshje shiu dhe shtrëngata

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, priten reshje shiu dhe shtrëngata

17:42, 04/07/2023
A+ Aa A-

Moti për ditën e nesërme, 5 korrik pritet të ndikohet nga relativisht të njëjtat kushte atmosferike si rezultat i pranisë së masave ajrore të lagështa.

Sipas parashikimit nga SHMU, pritet që të kemi shtim të vranësirave mesatare deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore në pjesën lindore të territorit, të cilat do të shoqërohen me reshje lokale të dobëta shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra të izoluara përqendruar më së shumti në pjesën lindore në zonat kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1–7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi 10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 18 deri 28°C

në zonat e ulëta 19 deri 33°C

në zonat bregdetare 23 deri 30°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco