SYRI TV/ Pensionet ulëta dhe emigrimi i të rinjve, 71 mijë pensionistë të punësuar në Shqipëri

13:07, 27/06/2023
A+ Aa A-

71 mijë pensioniste te te gjithe vendin vijojnë të punojnë kryesisht ne sektorin e bujqësisë, duke pësuar një rritje me 17% këtë vit. Kjo për shkak të pagesave të ulta të pensioneve duke i detyruar ata që të vijojnë punën, por edhe për shkak të nevojës që ka tregu i punës për punëtorë, pasi të rinjtë kanë emigruar masivisht.

SYRI TV

Numri i pensionistëve të punësuar ka pësuar rritje dekadën e fundit. Pensionet e ulëta, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë dhe sidomos disa vende pune në sektorin e bujqësisë po plotësohen nga popullsia në moshë pensioni. INSTAT raporton se 71 mijë pensionistë në të gjithë vendin vijojnë të punojnë, pasi pagesat e pensionit nuk ju dalin për të përballuar jetësën.

Për tremujorin parë të vitit 2023, numri pensionisteve të punësuar është rritur me 17% me shumë në krahasim me të njëjtën peridhë me vitin e kaluar. Por rritja e numrit të pensioniste të punësuar, vjen edhe për shkak të mungesës së krahut të punës si pasoje e emigrimit masiv të të rinjve shqiptarë, duke u zëvendësuar me qytetare mbi 65 vjeç. Shifrat tregojnë se pensionistët kanë norma më të larta punësimi në tremujorin e dytë dhe të tretë të çdo viti, ku përkon edhe kulmi i sezonit turistik dhe bujqësor. Të dhëna tregojnë se burrat në moshë pensioni janë të angazhuar në punë më shumë se gratë. Në fundit të vitit 2022 INSTAT raportoi se 20% e burrave në moshë pensioni ishin të punësuar në raport me gratë pensioniste me vetëm 6.4% në punësim.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco