Paraditja me mot të kthjellët, çfarë pritet të ndodhë pjesën e dytë të ditës

Paraditja me mot të kthjellët, çfarë pritet të ndodhë pjesën e dytë të ditës

09:03, 27/06/2023
A+ Aa A-

Deri në orët e mesditës, Shqipëria do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit, por pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjelle vranësira nëpër të gjithë vendin, më të dendura në ekstremin Jugor si edhe zonat Juglindor duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër, nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit në zona të izoluara të Juglindjes.

Parashikohet, stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verio dhe Veriperëndimor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim 1- 2 ballë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco