FOTO/ Fundjava rikthen reshjet e shiut

FOTO/ Fundjava rikthen reshjet e shiut

16:41, 23/06/2023
A+ Aa A-

Pas disa ditëve me temperatura të larta, në fundjavë priten reshje shiu.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut priten në zonat kodrinore dhe malore dhe kryesisht ditën e diel.

Parashikimi i motit:

Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Ditën e Shtunë dhe ditën e Diel moti nis me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu përgjatë relieveve kodrinore-malore. Hera-herës rrebeshe e shtrëngata lokale shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike në intervale të shkurtra kohore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri 14m/s, kryesisht Ditën e Diel.

Valëzimi në det do te jetë I forcës 1-2 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco