Liqeni i Shkodrës, numërohen 670 dallëndyshe deti faqebardha

Liqeni i Shkodrës, numërohen 670 dallëndyshe deti faqebardha

16:30, 23/06/2023
A+ Aa A-

Është zhvilluar Censusi i Dallëndyshes së detit faqebardhë (Chlidonias hybrida), në brigjet e liqenit të Shkodrës, konkretisht në vendet e quajtura Shegan, Flakë, Kamicë, Bregu i Rërës.

Censusi zhvillohet për të katërtin vit radhazi dhe nga viti në vit ka rritje të numrit të individëve të regjistruar. Për këtë vit janë numëruar 670 individë, e përkthyer në 335 çifte, të cilat janë në prag folenizimi.

Vlen për t’u theksuar fakti se liqeni Shkodrës është i vetmi mjedis në vendin tonë ku kjo specie folenizon.

Dallëndyshja e detit faqebardhë folenizon në mjedise ujore, mbi zambakë, në thellësi rreth 1 metër.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco