Shi dhe ulje temperaturash/ Parashikimi i motit për fundjavën, 24 dhe 25 qershor

Shi dhe ulje temperaturash/ Parashikimi i motit për fundjavën, 24 dhe 25 qershor

12:57, 23/06/2023
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare, hera herës deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore. Reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët shoqëruar me shtrëngata lokale fillimisht në verilindje. Në orët e mesditës e pasdites reshjet e shiut do të shtrihen përgjatë relieve kodrinore-malore në formën e rrebesheve shtrëngatave afatshkurra shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Edhe për Ditën e Diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje të herëpasershme shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve kodrinore-malore. Në periudha afatshkurtra priten reshje në formë rrebeshesh e shtrëngatash shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri 14m/s. Valëzimi në dete do te jetë I forcës 1-2ballë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco