Me not nga Brindisi, shqiptarja Eva Buzo ka notuar edhe gjatë natës, sot në mesdite pritet të mbërrijë në Vlorë

Me not nga Brindisi, shqiptarja Eva Buzo ka notuar edhe gjatë natës, sot në mesdite pritet të mbërrijë në Vlorë

09:53, 23/06/2023
A+ Aa A-

Eva Buzo atletja shqiptare duket se nuk e ka ndalur as nata që të vijojë misionin e saj, atë të kalimit me not nga Otranto drejt brigjeve shqiptare në Vlorë. Ajo pritet të mbërrijë në mesditë në brigjet shqiptare.

Gjatë rrugëtimit me not që mendohet të zgjasë 35 deri në 40 orë, Eva do të ndiqet nga 2 trajnerë që do të hipin me radhë në një kajak. Një varkë e shpejtë do të jetë për asistencë logjistike.

Eva është një avokate e zonja në Australi dhe e angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë World Vision dhe Save the Children.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco