Adoleshentja shqiptare 'jehonë' në mediat italiane: Të gjitha lëndët me nota 10 për dy vite radhazi

Adoleshentja shqiptare 'jehonë' në mediat italiane: Të gjitha lëndët me nota 10 për dy vite radhazi

17:14, 21/06/2023
A+ Aa A-

Samantha Gjeci, 17 vjeç me origjinë shqiptare ka pushtuar faqet e para të mediave italiane, për shkak të rezultateve ekselente në shkollë. Mediat italiane shkruajnë se vajza me origjnë shqiptare ka mbajtur notat maksimale në të gjitha lëndët për të dytin vit radhazi në gjimnazin "Canova" në Treviso.

Në artikullin e gazetës Il Gazzettino përmendet vlerësimi i adoleshentes për prindërit e saj të cilët kanë sakrifikuar shumë. Ndër të tjera vajza me origjinë shqiptare ka treguar se si ka arritur të mbajë rezultatet me notën 10 në të gjitha lëndët për dy vite.

“Prindërit e mi më mbështesin dhe janë shumë krenare. Tridhjetë vjet më parë, babai im zbarkoi në Itali nga Shqipëria. Dhe e di sa sakrifica ka bërë për mua,"-është shprehur Samantha.

Vajza i thotë gazetës Il Gazzettino: “Unë jam një perfeksioniste. Kjo më nxit. Ishte më e ndërlikuar të konfirmohesha në këto nivele. Ndjeva pak presion, por në fund i menaxhova emocionet”.

Në fakt, Samantha përpiqet të mos e privojë veten nga aktivitetet tipike të kohës së lirë të moshatarëve së saj.

“E gjej kohën për pasionet e mia. Më pëlqen të lexoj, të dal me miqtë, të takoj kushërinjtë dhe familjen time etj….”, tregon ajo.

Një marrëdhënie e shkëlqyer është krijuar edhe me shokët e klasës, pavarësisht reputacionit te “njerëzit”. Samantha po ashtu ka kryer tashmë një stazh në sektorin e ndërtimit të Bashkisë Treviso.

“Më pëlqejnë pak më shumë lëndët shkencore, matematika dhe fizika”, përfundon Samantha, e cila për zgjedhjen e universitetit thotë: “Para disa kohësh isha pak më e pasigurt, por tani jam orientuar drejt degëve të inxhinierisë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco