VIDEO-SYRI TV/ Shqipëria në varfëri ekstreme, Eurostat: Ka të ardhurat më të ulëta në rajon

13:21, 21/06/2023
A+ Aa A-

Të ardhurat e një familjeje shqiptare shkojnë vetëm për të blerë ushqimet më bazike. Studimi më fundit i EUROSTAT tregon se vendi ynë ka të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 31% e asaj që prodhon ekonomia shqiptare shkon për t’u ushqyer. Treguesi i konsumit individual për frymë, që mat mirëqenien e një familjeje, e vendos Shqipërinë në fund, me diferencë të ndjeshme nga rajoni.

SYRI TV

Shqiptarët kanë të ardhurat më të ulëta në Europë, duke i shpenzuar ato  vetëm për tu ushqyer. Cccmimet e larta të produkteve ushqimore I detyron  familjet shqiptare që me  pjesën të madhe të të të ardhurave të blejnë ushqimet, një tregues ky I varfërisë ekstreme. Të dhënat e fundit të Eurostat bëjnë të ditur se shpenzimet nominale për ushqim, si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Buto ishte 31.2% në vitin 2022, nga 6.6% që është mesatarja e Bashkimit Europian. Për bukën dhe drithërat, familjet shqiptare kanë shpenzimeve rekord në 4.3% të PBB-së, nga 1.2% që është mesatarja europiane.

SHPENZIMET E FAMILJAVE SHQIPTARE

Bukë e drithëra              4.3% të PBB-së

Mish                                6% e të ardhurave

Qumësht, djath e vezë   5.1% të PBB-së

Fruta e perime            11.9% të PBB-së

Edhe për vitin 2022, Shqipëria mbeti vendi me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë në raport me prodhimin e brendshëm buto si dhe për konsumin individual për frymë.

TË ARDHURAT PËR FRYMË

Shqipëria                               40%

Bosnjë-Hercegovinë   42%

Mali i Zi                   64%

Serbia me                              53%

Maqedonia e Veriut   51%

treguesi i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, me diferencë të ndjeshme nga rajoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco