SYRI TV/ Abortet me bazë gjinie, fushatë sensibilizuese në Fier. Shqipëria renditet e para në rajon

14:59, 20/06/2023
A+ Aa A-

Shoqëria shqiptare duket se është ende peng i mentalitetit ku djali është më i rëndësishëm se vajzat e për rrjedhojë zgjedhin abortiv selektiv. Sipas një studimi të Agjencisë Zhvillimore të Kombeve të Bashkuara,  Shqipëria renditet e para në rajon dhe e 11-ta në botë për numrin e lartë të aborteve me bazë gjinie. Për të frenuar këtë fenonomen ka nisur një fushatë sensibilizese nga Fieri.

SYRI TV

‘Tjetër herë me vajzë’, është kjo motoja e një fushate ndërgjegjësuese kundër abortit me bazë gjinore në Fier. Nisur nga statistikat ku Shqipëria sipas studimeve të kryera nga Agjencia Zhvillimore e Kombeve të Bashkuara,  renditet në vendin e parë në rajon dhe e 11-ta në botë për këtë fenomen, është ndërmarë kjo nismë. Manuela Bello, drejtuesja e agjensise se kombeve te bashkuara per shendetin dhe te drejtat seksuale e riprodhuese, (UNFPA)  ka theksuar se shifrat jane tronditese pasi vetem per nje dekade vendit tone i mungojne 21mijë vajza.

Kjo praktike, dëshmi e mentalitetit patriarkal sipas saj, ka sjellë disbalancë shqetësuese mes djemve e vajzave në shoqëri

Si pjese e fushates se aktivizimit te luftes me baze gjinore eshte celur edhe nje ekspozite me histori te prezumuara vajzash, te cilat nuk kane ardhur në jetë për shkak se prinderit kanë vendosur t’i abortojnë.

Fotografja Kristina Culaj i ka sjelle mesazhet sensibilizuese mjeshterisht permes artit e fotografise duke i dhene  nje tjeter qasje fushatës ndërgjegjesuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco