Lajmi i fundit

EMRAT/ Gjenden të vdekura 2 gra ukrainase në zonën e 'Selvisë'

SYRI TV/ Skandali 200 mijë euro për tregun si serë! Tregtarët në protestë

12:21, 05/06/2023
A+ Aa A-

Investimi prej 200 mijë eurosh për ndërtimin e tregut të fruta- perimeve në Lushnje, duket se është bërë gabim. 60 tregtarët që ushtrojnë aktivitetin në këtë hapësirë, protestuan para bashkisë, duke u shprehur se çatia e tregut është bërë me material plastik të tejdukshëm. Ajo lejon depërtimin e rrezeve të diellit dhe për pasojë krijon efekt serë brenda tregut, duke dëmtuar produktet dhe bërë të pamundur ushtrimin e aktivitetit të këtyre subjekteve

SYRI TV

Rreth 60 subjekte që ushtrojnë aktivitetin në tregun e ri të fruta-perimeve në Lushnje, protestuan para bashkisë për shkak të kushteve të papërshtatshme për të ushtruar aktivitetin në këtë treg.

Sipas subjekteve të biznesit, çatia e tregut të ri është bërë me material plastik, që lejon depërtimin e rrezeve të diellit dhe për pasojë krijon efekt serë brenda tregut, duke bërë që të dëmtohen frutat dhe perimet që shiten në këtë hapësirë.

Një tjetër shqetësim për këta tregtarë, është dhe konkurrenca e pandershme nga shitës ambulantë, që sipas tyre nuk paguajnë taksa ndaj bashkisë.

Tregu i ri i fruta-perimeve në Lushnje ka kushtuar plot 230 milionë lekë, punimet e tij nisën në korrik të vitit 2022, dhe duhet të përfundonin në muajin dhjetor të po atij viti. Por punimet e këtij tregu u zvarritën, për ta bërë atë funksional dhe për ta përdorur për fushatën elektorale nga kryebashkiakja Eriselda Sefa, vetëm gjatë muajit prill të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco