VIDEO-SYRI TV/ Punonjësit e inceneratorit të Fierit në protestë për pagat e prapambetura

15:28, 26/05/2023
A+ Aa A-

Prej gjashtë muajsh punonjësit e inceneratorit të Fierit nuk paguhen. Në ditën e dytë të protestës, ata kërkuan pagat duke paralajmëruar se do të bllokojnë punën në incinerator. Punonjësit shprehen gjithashtu se janë gënjyer për pagat, ndërsa tregojnë se nuk u janë paguar as sigurimet shoqërore.

Nga SYRI TV

Në ditën e dytë të protestës, punonjësit e inceneratorit kërkojnë pagat e prapambetura, me të cilat sigurojnë jetesën e tyre dhe të familjes.

Ata shprehen se kanë të paktën 6 muaj që nuk marrin pagat, ndërsa prej vitit të kaluar nuk u janë paguar as sigurimet shoqërore.

Punonjësit kanë ironizuar edhe rritjen e pagave që deputetët dhe ministrat i bën vetes, duke u shprehur se teksa gjithë paga e një viti që merr një punonjës i inceneratorit është sa paga e një muaji e një deputeti apo ministri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco